Kushtet e shitjes
Përditësuar më 21 shtator 2026
Kushtet për blerjet dhe porositë te Snappy Photos, në dyqan ose përmes WhatsApp.
-
01 Shitësi
Snappy Photos, Digital Nikshiqi – te Sahati, 4001 Shkodër, Shqipëri. Telefon dhe WhatsApp: 068 603 0700.
-
02 Si blini
Kjo faqe është katalogu i produkteve dhe shërbimeve tona; blerja nuk bëhet online. Blini në dyqan, ose na shkruani në WhatsApp ose na telefononi për produktin që ju intereson.
Porosia është e vlefshme kur ne e konfirmojmë.
-
03 Çmimet dhe pagesa
Çmimi konfirmohet nga dyqani para blerjes ose porosisë. Mënyra e pagesës konfirmohet kur bëni porosinë.
-
04 Produktet dhe fotot
Fotot në faqe janë të produkteve tona. Ngjyrat mund të duken pak ndryshe në ekrane të ndryshme.
-
05 Albumet, kornizat dhe printimet me porosi
I bëjmë me fotot që na dërgoni. Para se të fillojmë, konfirmojmë bashkë çfarë do të bëjmë dhe çmimin. Porosinë e merrni në dyqan; albumet dhe kornizat i merrni brenda 48 orësh.
Duke na dërguar fotot, konfirmoni se keni të drejtë t’i përdorni për këtë porosi.
-
06 Garancia dhe ankesat
Produktet shiten me garancinë që parashikon legjislacioni në fuqi për mbrojtjen e konsumatorëve dhe, kur ka, me garancinë e prodhuesit.
Nëse keni një problem me një produkt ose porosi, ejani në dyqan me dokumentin e blerjes ose na kontaktoni në 068 603 0700. E shqyrtojmë sipas ligjit.
-
07 Ligji i zbatueshëm
Këto kushte rregullohen nga legjislacioni i Republikës së Shqipërisë. Mosmarrëveshjet përpiqemi t’i zgjidhim me mirëkuptim; përndryshe i shqyrtojnë gjykatat kompetente në Shqipëri.
-
08 Ndryshimet
Kushtet mund të ndryshojnë; për çdo blerje vlejnë kushtet e publikuara në ditën e saj.